Më shumë se 85 milionë paundë janë mbledhur në vetëm dy ditë nga ana e qytetarëve të Britanisë së Madhe, të cilët kanë treguar solidarizimin e tyre me popullin ukrainas, duke kërkuar t’ju vijnë në ndihmë.
Komiteti i Emergjencave dhe Fatkeqësive në Britani, përbëhen nga 15 organizata bamirëse, të cilat janë angazhuar të gjitha në këtë nismë. Fushata humanitare u fillua të enjten në mëngjes dhe u përmbyll të premten në orët e vona të natës.
Pjesë e apelit për ndihma ishin edhe vetë Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e II-të dhe Princi Charles.
Kësaj shume, do t’i shtohet edhe një donacion prej 25 milionë paundësh, i dhënë nga Qeveria britanike.
Pavarësisht kësaj fushate, donacionet vijojnë të mblidhen nga qendrat e ndryshme humanitare, në mënyrë që t’i vihet në ndihmë jo vetëm gjatë kësaj emergjence popullit ukrainas, por edhe në përgjithësi.