Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.
Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.
“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.
Homologu i tij rus shkroi në Telegram se bisedimet do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën.