Inter po përgatitet për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Liverpool-it. Zikaltrit duhet të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar në San Siro dhe në Anfield nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Megjithatë, ish-mesfushori i milanezëve, Esteban Cambiasso, beson te mrekullia dhe ka dashur të motivojë ish-skuadrën e tij nga studiot e Sky.
“E vetmja gjë që e sigurt është se nuk ka asgjë të pamundur, në sport dhe në jetë”, ka thënë Cuchu. “Do të ishte një gabim nëse do të shkohej në Anfield me idenë se gjithçka ka mbaruar.
“Mendoj se Simone Inzaghi e di më mirë se të gjithë se si duhet të luajë skuadra me Liverpool-in. Është ai që i shikon lojtarët çdo ditë. Mendoj se do të jenë më të bindur pas fitores me Salernitana-n, të martën do të shihet”.
Fjalë të rëndësishme nga një prej lojtarëve që kanë shkruar historinë e klubit zikaltër, që mund të pritet shumë mirë nga Simone Inzaghi dhe skuadra interiste.