Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se centrali bërthamor i Zaporizhzhia, funksionon nën urdhrat e Rusisë.
Sipas tij, Ukraina e ka informuar se stafi i rregullt është ende duke operuar centralin, por ata janë nën urdhrat e komandantit të forcave ruse atje.
Përpos kësaj, rregullatori bërthmor i vendit ka njoftuar se ishte në gjendje të konfirmonte se nivelet e rrezatimit atje mbeten normale. Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka hasur probleme të mëdha në arritjen e stafit në central, i cili u kap nga forcat ruse të premten.
Ukraina i ka thënë gjithashtu IAEA se ushtria ruse në vend ka fikur disa rrjete celulare dhe internetin, duke e bërë komunikimin shumë sfidues.