Nga Thomas Rid, The New York Times
Për dekada, ne kemi dëgjuar për luftën kibernetike nga strukturat e mbrojtjes amerikane. Madje Amerika paralajmëroi se një konfrontim tjetër ushtarak mund të fillonte me një sulm kibernetik: ndërprerje të energjisë elektrike në qytetet e mëdha, bllokimi i kontrollit të trafikut ajror dhe avionëve luftarakë. Ndërsa Rusia filloi të grumbullonte rreth 100,000 trupa përgjatë kufijve të saj perëndimorë dhe jugorë në vitin 2021, Ukraina dukej se ishte hapësira ideale e betejës për një skenar të tillë apokaliptik, raporton abcnews.al
Vendi është përballur tashmë disa nga sulmet kibernetike më të mëdha dhe më të kushtueshme në histori gjatë tetë viteve të fundit: hakimet dhe ndërhyrjet në zgjedhje në 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, ndërprerja e energjisë elektrike në 2015, sulmet shkatërruese të ransomware në 2017.
Në 2022, Ukraina u pushtua nga forcat ruse por jo nga sulmet kibernetike. Megjithatë, lufta kibernetike ka nisur, po ndodh tani dhe me shumë mundësi do të përshkallëzohet. Por konfrontimi digjital po luhet në hije, i cili është po aq i padukshëm aq sa edhe tinëzar. Së pari, disa sulme kibernetike janë të dukshme. Më 15 dhe 16 shkurt, bankat ukrainase pësuan sulme të mëdha, që do të thotë se u hakëruan faqet e tyre të internetit. Autoritetet perëndimore akuzuan autoritetet ruse për sulmin dhe Google tani po ndihmon në mbrojtjen e 150 faqeve të internetit në Ukrainë nga sulme të tilla.
Anonymous shpalli luftë kibernetike kundër qeverisë ruse. Në fakt, shpesh operacionet kibernetike më të dëmshme janë të fshehta. Ditën që filloi pushtimi rus, shërbimet e Ka-Sat, një prej satelitëve të telekomunikacionit, u ndërprenë. Sateliti mbulon 55 vende, kryesisht në Europë, dhe ofron lidhje të shpejtë interneti. Ndër përdoruesit e prekur të Ka-Sat ishin forcat e armatosura të Ukrainës, policia ukrainase dhe shërbimet e inteligjencës, raporton abcnews.al
Por detajet se kush qëndronte pas këtij sulmi nuk u zbuluan. Institucioni ukrainas i sigurisë, natyrisht, nuk ka asnjë interes të zbulojë detajet e asaj që mund të jetë një sulm i suksesshëm në mes të një lufte ekzistenciale. Victor Zhora, një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë kibernetike, tha se incidenti kishte shkaktuar “një humbje vërtet të madhe në mjetet e komunikimit” . Një javë pas luftës, gazeta ukrainase Pravda publikoi emrat, numrat e regjistrimit të 120,000 ushtarëve rusë që luftonin në Ukrainë.
Disa nga shkeljet më të rëndësishme mund të qëndrojnë të fshehta për vite, madje edhe dekada.
Lufta Kibernetike po ndodh, por ne nuk e dimë se kush po qëllon. Së dyti, operacionet kibernetike në kohë lufte nuk janë aq të dobishme sa bombat dhe raketat kur bëhet fjalë për madhësinë e dëmit fizik dhe psikologjik ndaj armikut. Vetëm disa orë para fillimit të pushtimit, dy sulme kibernetike goditën objektivat ukrainase: HermeticWizard, i cili preku disa organizata dhe IsaacWiper, i cili preku rrjetin e qeverisë së Ukrainës.
Një sulm i tretë shkatërrues malware u zbulua më 14 mars, i cili synonte vetëm disa sisteme të disa organizatave të paidentifikuara ukrainase. Së fundmi, deri më tani, ne nuk kemi informacion mbi operatorët e rrjeteve kompjuterike. Heshtja e Rusisë ka shumë të ngjarë të reflektojë planifikimin dhe performancën e saj në tokë dhe në ajër.
Vëzhguesit janë habitur nga përgatitja dhe trajnimi i pamjaftueshëm i ushtrisë ruse, mungesa e operacioneve efektive të armëve, logjistika e dobët dhe dështimi për të koduar siç duhet komunikimet. Lufta kibernetike na ka mashtruar për dekada, veçanërisht gjatë javëve të fundit. Sonila Backa-abcnews.al