Antonela Berisha ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother VIP”, pasi krijoi një sërë debatesh dhe dinamikash në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë.

Së fundmi, tashmë më shumë se një muaj pas përfundimit të formatit, Antonela ka bërë një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka thumbuar të gjithë ish-banorët.

“Unë që ndjehem si Alfred Cako i “Big Brother” ndërkohë që pres të shikoj diku në horizont miqësitë e krijuara brenda BB”,- shkruan ish-konkurrentja, duke pretenduar se ka e ka “parashikuar” faktin që disa nga shoqëritë e krijuara në garë, nuk do të kishin vazhdimësi pas përfundimit të saj.

Nuk e dimë ende kujt specifikisht i drejtohej ajo, teksa nuk ka patur ndonjë reagim tjetër pas këtij postimi.

Rikujtojmë se pas daljes nga “BB VIP”, Antonela pati një sukses të rradhës me pjesëmarrjen e saj në festivalin e famshëm Italian të “Sanremo”-s.
Lidhur me këtë eksperiencë, ajo është shprehur se është ndjerë shumë e lumtur dhe krenare.

“Jam mësuar në televizionin shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë… se di të them, kënaqësi e madhe. Rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbetur të gjithë me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu ku jam dhe për këtë jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë ‘Top Channel’”, ka treguar ajo.