27 vendet anëtare të BE-së kanë rizgjedhur sot Charles Michel si presidentin e Këshillit Evropian.

Ish-kryeministri i Belgjikës u zgjodh për një mandat të dytë dyvjeçar e gjysmë deri në nëntor 2024 gjatë një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Si president, Michel është përgjegjës për drejtimin e punës së Këshillit Evropian, institucionit të BE-së që bashkon 27 udhëheqësit kombëtarë dhe udhëheq politikisht Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu përfaqëson BE-në në çështjet diplomatike jashtë vendit. Paraardhësit e tij kanë qënë ish-kryeministri belg Herman Van Rompuy, i ndjekur nga ish-kryeministri polak Donald Tusk.