Çmimet e metaleve vazhduan të rriten sot përballë pasojave të luftës ruso-ukrainase, me aluminin që tejkaloi kufirin e 4 000 dollarëve për ton për herë të parë, ndërsa bakri arriti një nivel të ri historik.
Pak para orës 08:00 GMT, një ton alumin arriti kulmin në 4 073 dollarë në tregun e metaleve bazë në Londër (London Metal Exchange, LME).
Bakri arriti në 10 777 dollarë për ton pak para orës 8:00 GMT, pasi kishte arritur një nivel historik disa orë më parë, në 10 845 dollarë.
Nikeli u rrit me më shumë se 25%, deri në 36 800 dollarë rreth orës 7:15 GMT.
Situata në Ukrainë bëri që ari, një strehë e sigurt, të kalonte 2 000 dollarë për ons mëngjesin e sotëm duke arritur nivelin më të lartë që nga shtatori 2020, përpara se të binte pak.
Çmimi i një fuçi Brent nga Deti i Veriut ishte afër 140 dollarëve, dje rreth orës 23:00 GMT, afër nivelit të tij historik prej 147,5 dollarësh të arritur në korrik 2008.