Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se kriza dhe rritja e çmimeve në vend është shkaktuar nga lufta e Rusisë, dhe sipas tij nuk jemi i vetmi vend i prekur.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se edhe Gjermania po përjeton krizë. Ai mori shembullin e rritjes së çmimit të vajit, ku tha se atje nuk merr dot sa të duash. “Blijeni dhe ma tregoni”, tha ai.
Edi Rama: Dy vendet që janë sot të përfshira në atë luftë, janë burimet më të rëndësishme për Europën dhe për botën, në furnizimin me shumë prej lëndëve bazë. Flasim për vajin, sot në Gjermani nuk shkon dot supermarket të blesh sa të duash vaj. Shkoni blijeni dhe ma tregoni, është fakt dhe kjo po shtrihet kudo. Është problem furnizimesh dhe rezervash. Mbledhjet për prodhimet e reja të vajit bëhen tani për në mars, jo për me vonë. Kështu siç ecim deri tani, nuk a asnjë arsye për tu ndjerë veç të tjerëve, as për mirë as për keq. Ministri i Ekonomisë gjermane lajmëroi e do të paraqesë planin e kufizimit të furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz. Jemi në kushte kur kriza ka arritur që të prekë Gjermaninë.