Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll për momentin, por gjithsesi, me ardhjen e vjeshtës, gjërat mund të ndryshojnë.
“Nuk duhet të shqetësohemi për situatën aktuale, por për atë se çfarë do të na sjellë periudha në vijim dhe fundviti”, tha Brataj nga Vlora. Janë 29-30 pacientë të shtruar në spital, por sipas Bratajt, numri i të infektuarve është shumë më i lartë.
Koronavirusi në Shqipëri, një viktimë dhe 69 raste të reja
Kreu i urgjencës tha gjithashtu se ajo që po ndodh në Kinë, ku është rishfaqur sërish Covid-19, është shqetësuese. Por problematike mbetet edhe situata e krijuar nga lufta në Ukrainë. “Lufta pritet të krijojë probleme, sidomos në Ukrainë, ku qytetarët janë të pambrojtur për një kohë të gjatë dhe infeksioni do të përhapet më shumë.
Brataj vuri gjithashtu në dukje se në këtë moment ka një ulje të interesit për vaksinim, por kjo mbetet e vetmja armë në dispozicion për të luftuar virusin, tha ai. “Këtë vit do të kemi edhe rreth 1 milion vaksina, pasi kontratat tashmë janë mbyllur. Ndaj është e nevojshme që vaksinimi të vijojë”.