Astrologët paralajmërojnë se Pranvera do t’iu sjellë disa prej shenjave të Horoskopit dashurinë që s’e kanë ndjerë prej kohësh. Siç parashikojnë yjet, këto tre shenja të horoskopit do të takojnë në prill një person që do t’u zbukurojë ditët.

Gaforrja

Gjithçka që ju duhej ishte një shenjë se gjërat do të përmirësoheshin dhe ja ku është. Stina e Dashit ka ardhur dhe ju do të pushtoheni nga vëmendja e kësaj shenje të zjarrtë të Zodiakut. Nëse përkushtimi është ajo që kërkoni, do ta arrini. Nëse dëshironi të provoni gjëra që nuk i keni provuar kurrë, mos kini frikë – partneri juaj i mundshëm është qind për qind aty për ju.

Virgjëresha

Jeta juaj e dashurisë ka qenë gjithmonë më shumë një shfaqje për të tjerët sesa një kënaqësi e vërtetë për ju. Duket se sezoni i Dashit mund ta ndryshojë pak këtë, të paktën për një kohë. Disa persona të kësaj shenje do të se shpirti i tyre binjak fshihej gjatë gjithë kohës para syve të tyre. Prandaj, hapni sytë dhe zemrën tuaj gjerësisht dhe lejoni që ai person t’ju afrohet.

Peshorja

Energjia e Dashit do të hyjë në jetën tuaj dhe do t’ju japë pikërisht atë që ju nevojitet – dashurinë. Do të takojnë një person që kanë pritur gjithë jetën dhe kanë ëndërruar. Megjithatë, shumë përfaqësues të kësaj shenje nuk do të jenë në gjendje të marrin vëmendjen ku dëshirojnë. Gjithsesi, yjet janë në favor të tyre, kanë mundësi për të bërë zgjedhjet perfekte.