Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni sot ka nxjerrë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku mes tjerash është shpallur edhe popullsia e Shkupit. Bie në sy rritja e numrit të shqiptarëve në kryeqytet pasi numri është në rritje nga regjistrimi i fundit i vitit 2002 ku përqindja ishte 20.04%.

Nga gjithësej 526,502 qytetarë të regjistruar zyrtarisht, 58,71% apo 309.107 janë maqedonas kurse 22.85% apo 120,293 qytetarë janë shqiptarë. Romë janë 3.51%, turq janë 1.62%, serbë janë 1.80%, boshnjakë janë 1.40% dhe vlehë janë 0.53%.

Të tjerë janë 1.19% kurse 8.39% janë qytetarë të cilët janë regjistruar nga burimet tjera administrative.

Në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.