Mg Londra (Inghilterra) 23/11/2021 - Champions League / Chelsea-Juventus / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Matthijs de Ligt

Në një intervistë të gjatë, dhënë për “The Guardian”, Matthijs De Ligt, qendërmbrojtësi i Juventusit, foli për ADN-në e klubit bardhezi dhe etjen e tij për fitore:

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të fitoj. Te Juventusi, nëse fiton edhe duke luajtur keq, sinqerisht, mendoj se janë të gjithë të lumtur gjithsesi.

Nëse luan mirë, por humbet 2-1 nuk janë të lumtur. Çdo ekip ka një ADN, e cila është e ndryshme në çdo klub. Nëse mbrohesh lart dhe pastaj humbet 4 apo 5-0, atëherë ndoshta është më mirë të mbrohesh pak më poshtë”.

Matthijs De Ligt foli edhe për Massimiliano Allegrin, duke identifikuar cilësinë më të mirë të trajnerit toskan: “Cilësia më e madhe e Allegrit është të na bëjë të kuptojmë ne lojtarët se nuk është gjithmonë e nevojshme për të qenë bukur në fushë.

Gjithçka ka të bëjë me fitoren. Dhe ky është gjithashtu mentaliteti i Juventusit. Nuk ka rëndësi nëse luan mirë, rëndësi ka të marrësh tri pikët. Hap pas hapi po kuptojmë më shumë se çfarë pritet nga ne”.