Lulzim Basha ka mbajtur një takim të gjatë me disa nga mësuesit në Tiranë në kuadër të festës së 7 Marsit ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me rezultatin shumë të dobët në zgjedhjet e ditës së djeshme për 6 bashki të vendit. Takimin Basha e ka transmetuar takimin me mësuesit edhe në kanalin e tij të Facebook por komentet që kanë vërshuar ishin në lidhje me rezultatet e dobëta.
Ndër komentuesit ka qenë edhe gazetari Erl Murati i cili pasi i është fshirë komenti në faqen e Lulzim Bashës shkruan në Facebookun e tij: Komentova” erdha këtu vetëm për të lexuar komentet”
Ma fshinë komentin.