Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një turp kombëtar protestën që po mbahet për disa ditë radhazi nga mijëra shqiptarë për ngritjen e çmimeve. Në takimin me pensionistët për paketën e Rezistencës Sociale, Rama tha se kjo qeveri ka dëgjuar çdo protestë që është mbajtur deri më tani, ku përmendi protestat studentore apo për armët kimike. Sipas kreut të qeverisë, ndryshe nga koha kur dilje në protestë dhe mund të vriteshe, sot dëgjohen të gjithë qytetarët, por sipas tij kjo protestë nuk është nisur nga populli, por nga njerëz të tjerë.
Rama: Edhe njerëzit që nuk kanë pasur dëme nga tërmeti dhe njerëz të sëmurë nga pandemia, stresin e kanë pasur, pasi s’mund t’i faturonim edhe rritjen e çmimit të energjisë. Ne kemi vënë një mburojë financiare, që e kemi deklaruar që në momëntet e para të krizës. Që nga fatura e ardhshme do e merrni edhe këtë informacion, për tju thënë sa është çmimi real dhe sa është diferenca që paguan qeveria. Kjo qeveri është krejt e kundërta e asaj që pikturojnë me propagandë ca të tjerë që me turma dalin dhe e bëjnë Shqipërinë të vetmin vend që proteston për pasojat e luftës.
Shkruante një profesor i nderuar që kam respekt për të, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte mua për mungesë durimi ndaj qortimeve të protestuesëve dhe për arrogancë ndaj tyre. Ajo protestë është një turp kombëtare dhe nuk është një arrogancë. Faktet janë aty dhe kujtesa mund ta konfirmojë këtë që them. Nuk ka pasur qeveri më të kujdesshme ndaj protestave. Kur haje plumbin nëse dilje në protestë, tani ne i kemi dëgjuar protestat me respekt. Insitucionin e protestave e kemi respektuar. Është demokratike që mund të sjellë vlerë të shtuar për qeverisjen.
Më protestën për armët kimike, pastaj me tarifën e traut për banorët e Kukësit dhe më protestën e studentëve, dmth kur qeveria ka reaguar. Në Kukës unë kam dalë kam kërkuar dhe ndjesë së ishin me gabim jo banorët e Kukësit. Nëse dikush që proteston ka të drejtë, atëherë e drejta është më të jo me mua. Asnjë pjesë e shoqërisë nuk i di të gjitha. Edhe një qytetar që del atje dhe e gre zërin, mund të këtë të drejtë, kështu që unë e konsideroj cilësi pozitive për një lidër që të pranojë se kush proteston mund të ketë të drejtë dhe ta marrë atë si një bazë për të ndryshuar politika. Ajo që bëmë për studentët ishte shtysë nga protesta e tyre, ne jo se nuk e dinim qe konvitet kishin nevojë për ndërhyrje, por thjesht s’ishin synimi ynë në ato momente. Edhe protestat e opozitës, protestat më të çartura që mund të bëje një parti politike, asnjëherë si kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është një turp i pashoq i gjithë atyre që nxisin, që nuk kanë turp, e kanë bërë divorcin me turpin dem baba dem, që ju i njihni.
Keqardhje nga ata që vijnë nga ana e anës për protestë, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Ne e dimë shumë mirë kush janë, turp për ata që e mbështesin këtë protestë, se kjo është një protestë që e shëmton Shqipërin, që e turpëron shqiptarin. Në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok me çmime por çfarë do bëjmë ne sikur kjo histori të vazhdojë më muaj dhe me vite, të dalim të hamë njëri-tjetrin me dhëmbë?