Prej 27 ditësh, Ukraina po përballet me forcat ruse që po tentojnë të pushtojnë vendin, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë biologjike dhe kimike ne fqinjin e saj lindor.

Megjithatë Biden thotë se tashmë presidenti rus Vladimir Putin “është më shpatulla pas murit, pasi ukrainasit po rezistojnë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar forcat ruse janë “bllokuar në Ukrainë”, ndërkohë që Mariupoli po përpiqet në maksimum për të mos iu dorëzuar rusëve. Në qytetin jugor, shkatërrimet janë të pa llogaritshme.

Një ditë më parë, janë evakuuar 8.000 persona nga zonat e konfliktit, sipas zyrtarëve në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky sërish ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke theksuar se lufta nuk mund të mbarojë nëse ata nuk takohen ballë për ballë.