“Dita e Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të botës është zhvilluar këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama , ka publikuar në Facebook video të këtij aktiviteti ndërsa ka qenë i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga ministra shqiptarë, ministrja Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi.

“Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

“Është  krenari e mirënjohje që erdhëm në një vend mik, ne kemi një historik solidariteti , miqësie dhe humanizmi. Ky vend zuri një vend të veçantë në zemrat tona dhe historinë tonë. Nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin karshi botës dhe qenieve të tjera njerëzore, pavarësisht besimit të tyre që ky vend dhe udhëheqja e këtij vendi do të tregonte më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie në Kosovë, ku një tjetër tragjedi goditi vendin tonë. Falë udhëheqjes së këtij vendi sot kemi një lagje të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë. Në këtë aktivitet të jashtëzakonshme gjithkush ka mundësinë të shohë se sa i madh është potenciali i vendeve të botës nëse punojnë sëbashku. Sigurisht mes kaq shumë vendesh të jesh i vogël ne jemi një prani modeste këtu, por besoj se jemi nga ato vende që kanë për shumë për t’u eksploruar. Një vend i vogël dhe i bukur ku myslimanët, të krishterët , katolikët jetojnë së bashku…Të gjithë ata që po dëgjojnë fjalët e mia, dua t’u them ejani në Shqipëri, vizitojeni dhe  ju garantoj se nuk do të pendoheni kurrë.”, tha Rama.