22 marsi që është ditë pushimi zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit është parashikuar të jetë një ditë pa makina në kryeqytet. Sipas bashkisë Tiranë, kjo bëhet me qëllim që qytetarët të evitojnë qoftë për një ditë makinat dhe të lëvizin në këmbë ose biçikletë, për të reduktuar ndotjes e mjedisit. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet nga ora 09:00 deri në orën 15:00 tek: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë: Për bllokimin e segmentit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Blv “Zhan D’ Ark” dhe Blv “Bajram Curri” Për bllokimin e segmentit të rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas. Linjat urbane do të ndjekin një tjetër itinerar: Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rrugova” me drejtim në Blv “Bajram Curri”.
Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi Ëillson” dhe te “UFO”.

Idenë për këtë nismë e dha pak ditë më parë dhe kryeministri Edi Rama, që tha se “duhet të kursejmë naftën”, çmimi i së cilës është rritur sërish në bursë.