Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje. Basha përsëriti se do të bëjë gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar si pasojë e humbjes në 6 mars.
“Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Jam i gatshëm të bëj gjithçka për PD. Unë e kuptoj që ju me këtë mund të nxirrni një lajm, por do të shkatërroni atë që i intereson publikut. Kur them që jam në dispozicion të PD jam.
Ama një gjë kauza është forcimi, dhe ringritja e PD. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve i shërben shkatërrimit të PD. do të jem i gatshëm të bëj gjithçka. Ne kemi nisur një proces që nisi që të hënën, e kemi vazhduar të artën, do ta vazhdojmë përsëri. Disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet edhe në bazë në mënyrë që procesi t’i shërbejë bashkimit.
Është gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulimi sepse unë nuk e di që paska shpallur garë zoti Berisha dhe Shehaj. Unë di që sot është miratimi i raportit të inceneratorëve. Nëse Berisha mbështet atë që kemi thënë ne shumë mirë ka bërë”, tha Basha.