Situata humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit vazhdon të përkeqësohet, ndërkohë që nga njëra anë Rusia vijon të bllokojë dërgimin e ndihmave humanitare. Kështu deklaroi kryebashkiaku i këtij qyteti thuajse të kthyer në gërmadha. Qyteti strategjik port ka qenë i rrethuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz. Shumica e qytetit tani është në rrënoja.
“Situata është vërtet e ndërlikuar. Është një krizë humanitare,” më tha Vadym Boychenko. “Një pjesë e qytetit është e pushtuar nga forcat ruse, por ushtarët tanë ende po e kontrollojnë qytetin, ka luftime të pandërprera.”, shtoi ai. Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol dhe përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar. Mijëra të tjerë kanë arritur të largohen ditët e fundit me mjete private. Shumë kanë folur për mbarimin e ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore dhe sulmeve të pamëshirshme ruse.
“Ne po punojmë për evakuimin dhe besoj se kjo është e vetmja gjë që mund të shpëtojë njerëzit. është shkatërruar. Do të duhen vite për ta rindërtuar atë.”.
Ai tha se 300 tonë ndihma humanitare ishin në pritje për t’u dorëzuar, por “forcat ruse thjesht nuk e lejojnë atë”. Të enjten, zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për bllokimin e hyrjes së autokolonave të ndihmave humanitare.