Berisha: Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë e të gjithë me radhë se PD është e hapur dhe ka vullnet të plotë për të diskutuar e debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai.
Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë.
Kryesia është shkarkuar në kongresin e 11 dhjetorit, por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve nuk dëgjohet. Fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin më të plotë, e mori në datën 6 mars. Ajo që dua të theksoj, është se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është Grupi Parlamentar, ka Komisionin e Rithemelimit.
Mund të diskutojmë për çdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme. Ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë, u arkivua me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ekziston një dhe vetëm Parti Demokratike. Në Grupin Parlamentar janë të gjithë përfshirë Lulzim Bashën.