Rreth 2,500 persona u arrestuan këtë të diel, pasi dolën në protestë kundër kundër operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

Një zëdhënëse e policisë në Moskë tha se 1,700 njerëz u arrestuan në kryeqytet, ndërsa shumë të tjerë u arrestuan në qytetin e dytë më të madh të Shën Petersburgut.

Në total, numri i të arrestuarëve është 2,575 , të cilët morën pjesë në protestat e organizuara nga 49 vende të Rusisë.

CNN raporton policia ka përdorur elektroshokë dhe dhunë ndaj protestuesve.

Policia ruse paralajmëroi se të gjitha përpjekjet për të mbajtur ngritur të dielën do të shtypeshin dhe pjesëmarrësit do të përballeshin me akuza.

Të premten, kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u kërkoi mbështetësve të organizojnë protesta të dielën në të gjitha sheshet qendrore të Rusisë dhe të gjithë botës.