Sot Ukraina nuk po mbron vetëm veten, por paqen, lirinë dhe sigurinë tonë. Italia është përkrah Ukrainës. Italia dëshiron që Ukraina të bashkohet me Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Mario Draghi gjatë fjalës së tij pak minuta pas ndërhyrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy në video-lidhje me parlamentin italian në prani të deputetëve dhe senatorëve, sipas “La Repubblica”.
“Ne duam të gjejmë një rrugë të afërsisë më të madhe të Ukrainës me Evropën, është një proces i gjatë i përbërë nga reformat e nevojshme. Italia është përkrah Ukrainës në këtë process”, theksoi Draghi.
“Në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, në Itali kemi ngrirë asete mbi 800 milionë euro për oligarkët rusë. Megjithatë, është thelbësore t’i përgjigjemi luftës me mikpritje”, tha ai.
“Kur mbizotëron tmerri dhe dhuna, pikërisht atëherë ne duhet të mbrojmë të drejtat njerëzore dhe qytetare, vlerat demokratike, dhe atyre që largohen nga lufta duhet t’u ofrojmë mikpritje. Përballë masakrave duhet të përgjigjemi me ndihma, qoftë edhe ushtarake për rezistencën”, shtoi Draghi.
Përsa i përket mikpritjes, kryeministri Italian Draghi theksoi se ekzekutivi ka akorduar fonde të reja, ne duam të ndihmojmë refugjatët që jo vetëm të kenë një shtëpi, por edhe të punojnë për t’u integruar”.