Kledi Kadiu ka hapur zemrën e tij dhe në Instagram tregon kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti ka pritur fëmijën e tyre të dytë në gusht të vitit të kaluar. I vogli që quhet Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”.