Duket një Barcelonë totalisht e çliruar pas ikjes së Messit dhe duket sikur burime financiare për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen janë shtuar…
Pas afrimeve që bëri në merkatën e janarit të cilat po rezultojnë të goditura, drejtuesit kanë filluar nga puna për të tjera goditje që mund t’i bashkohen klubit gjatë merkatës së verës.
Këtë herë drejtuesit e Barçës kanë hedhur sytë në Seria A, ku sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka përfunduar në radarin e gjigantit katalanas. Sipas gazetës “Sport”, Leao ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të Barcelonës, e cila ka marrdhënie të mira me agjentin e tij, Jorge Mendes. Leao ka qenë në formë mahnitëse për
Milanin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat, si sulmues krahu. Forma e tij e mirë, sidomos shpërthimi në këtë sezon ka bërë që sulmuesi portugez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane. Megjithatë, transferimi i portugezit do të jetë i veshtire pasi kuqezinjtë synojnë ta mbajnë me çdo kusht edhe për disa sezone.
Shpresa e presidentit Laporta është të pasurojë skuadrën me talente të rinj që po shkëlqejnë në kampionatet e tyre evropiane përkatëse. Dhe Leao është i duhuri për rastin. Ai di te dribloje, vrapoje dhe ka nje teknike te madhe, pikerisht ajo qe pelqen edhe Xavi Hernandez. Kujtojme qe Barcelona duket se ka gjetur akord verbal me agjentin e Kessie…
Por, Barcelona nuk është e vetmja skuadër që po ndjek Leao-n, pasi portugezi prej kohësh është ndër të pëlqyerit e Pep Guardiola. Pikërisht Lele Adani, mik i spanjollit, ka folur te Bobo Tv duke zbuluar se nuk dihet nëse mund të vijë një ofertë për yllin e Milanit, që ende nuk ka firmosur rinovimin…