Deputetja Grida Duma tha jashtë Kuvendit se Basha duhet të jap dorëheqjen dhe të lexojë qartë rezultatin e 6 marsit. Për një PD të madhe dhe të fortë, Duma tha se duhet t’i jepet fund cic-miceve.

“Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete”, tha Duma.