Një dëmtim i ri e detyroi Paulo Dybala të humbasë ndeshjen e kampionatit të Juventusit kundër Spezias, një problem muskulor që stafi mjekësor i Juventus shpreson ta zgjidhe sa më shpejt që të jetë e mundur për ta pasur Joya-n në dispozicion per ndeshjen ndaj Villarealit.

Ndërsa trajneri Allegri shpreson të besoje te argjentinasi maksimumi për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Villarreal, të planifikuar për të mërkurën më 16 mars, nga Argjentina trajneri i Selección Scaloni nuk duket se ka frikë për një tjetër dëmtim të playmakerit dhe e ka përfshire atë në listën e të thirrurve në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin në Katar kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

Dje, në fund të ndeshjes mes Juve dhe Spezias të fituar nga bardhezinjtë falë golit të një Morata të “ringjallur”, ka mbërritur komunikimi zyrtar i Zonjës së Vjetër të thirrjes së Paulo Dybala me Albiceleste për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, planifikuar për 26 dhe 30 mars.

Sigurisht që do të ketë kohë që “Joya” të shërohet nga dëmtimi, por mes problemeve fizike dhe rebusit për rinovimin e kontratës, mendja e argjentinasit sigurisht që nuk do të jetë e lirë. Shpresa e trajnerit Scaloni është të ketë një Dybala në formë në funksion të dy sfidave të rëndësishme në kuadër të Kupës së Botës në Katar dhe vëmendja e Seleccion-it është e gjitha e drejtuar drejt Torinos ku jo vetëm 10-shja bardhezi vërehet e veçantë.

Jo vetëm Dybala, bëri thirrje për Soulé
Trajneri i Albiceleste-s, Lionel Scaloni, është ende në bast për të riun Matías Soulé, në thirrjen e tij të dytë me kombëtaren argjentinase. Talenti i vogël i Juventusit, i cili mbërriti te Zonja e Vjetër në vitin 2020 nga Velez, është pjesë e zgjedhjeve të përzgjedhësit argjentinas, synimi i të cilit është të “josh” sa më shumë talente të reja për të zgjedhur fanellën e Argjentinës.

Nderkohe, do te jete edhe Lautaro ne liste dhe mund te jete nje moment qe te dy do te bejne rrugen bashke dhe te bisedojne per te ardhmen, qe e sheh Dybala me ngjyrat zikalter si nje opsion qe nuk duhet harruar…

Megjithate, nje video qe qarkullon ne rrjetet sociale tregon se Dybala mendon ende si bardhezi dhe e ardhmja e tij mund te jete serish te Zonja, edhe pas 7 vitesh martese. Një Paulo Dybala i aftë për të çmendur fansat. Ky është imazhi simbolik i argjentinasit gjatë Juve-Spezia, me Dybala që e shikon ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimit të përkulësit.

Numri 10 u mbërthye teksa jepte drejtime, duke brohoritur për shokët e tij në minutat e fundit të ndeshjes në Allianz Stadium. Ky gjest dëshmon për lidhjen e madhe me Juventusin…