Pas Ilir Metës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër megaoperacionit të SPAK kundër kokave të krimit të organizuar. Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me operacionin e SPAK ku u lëshuan rreth 50 urdhër-arreste, por që vetëm 5 u ekzekutuan.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekon se personat e arrestuar janë roje, magazinierë dhe furnitorë, por bosët e vërtetë si Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë të policisë janë gjetur në banesë gjatë kontrollit por janë lejuar t’ja mbathin.

Ja si Skrapi dhe policia hodhën në erë operacionin me 50 mandate arresti.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr keto dite eshte bere zhurme e madhe per ne fakt kallp operacionin me 50 mandate arresti nga prokuroria speciale por qe ne fakt jane arrestuar vetem 5 vete, roje, magazinjer, furnitor etj sepse disa bos ishin njoftuar me kohe kurse bos te tjere si Doçi, Avdyli apo 4 oficeret e policise gjat kontrollit jane gjetur ne shtepi por jane lejua te ja mbathin.