Vajza e fshehtë’ e Vladimir Putinit është duke u sulmuar në rrjetet e saj sociale pas pushtimit të përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia . Teksa është kthyer në njeriun më të urryer nga e gjithë bota, të dhëna të reja po dalin çdo ditë e më shumë për Valdimir Putin. Luiza Rozova, 18, një studente në Shën Petersburg, thuhet se është vajza sekrete e liderit të Moskës. Luzia është vajza e sanitares, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeçe, e cila tani është pjesërisht pronare e një banke të madhe ruse. Svetlana zotëron një rezidencë prej 3.1 milionë funtesh në Monako dhe nuk i ka komentuar pretendimet se vajza e saj ka baba Putin.
Megjithatë, ajo i tha rusisht GQ se ajo “ndoshta” duket “e ngjashme” me një Vladimir të ri. Putin kurrë nuk e ka pranuar publikisht Luizën si vajzën e tij. Luiza ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë, duke shkaktuar dyshimin se Putini ia kishte ndaluar.
Megjithatë, llogaria e saj mbetet e dukshme dhe një postim në Instagramin e 18-vjeçares thotë se ajo është “bija e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati dhe droge”. Shumë postime përfshijnë flamurin blu-verdhë ukrainas dhe një prej tyre mbante mesazhin: “Kombi rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori. Ti nuk dëshiron të kesh asnjë lidhje me të.” Por, ndërkohë që shumë e kritikuan kundër saj, disa komentues e mbrojtën atë, me një duke thënë: “Mos e gjykoni nuk është faji i saj”. Një tjetër shkroi: “Ajo nuk mund të bëjë asgjë për të pasur një baba të çmendur”. Hajde djema, ajo është thjesht një person. Ajo nuk është fajtore.” Por, një komentues i quajtur Martina e ktheu përgjigjen: “Po, ajo është fajtore për bashkëpunim pasiv. Është njësoj si shumica e gjermanëve në periudhën naziste.” Një tjetër shkroi: “Thirreni atë, nëse ai ju do ndoshta ju mund ta bindni atë të mos vrasë.” Njëra postoi: “Mos shkruani se është e pafajshme. Ajo është vajza e atij djalli! Ajo të paktën mund të tregojë se nuk pajtohet me atë që po bën babai i saj, disi të ndikojë tek ai.
“Ajo qëndron e heshtur, sepse e di nëse i thotë një fjalë të keqe babit, do t’i hiqen paratë e mëdha, apartamentet dhe gjërat e shtrenjta. Fatkeqësisht, ka gjëra të rëndësishme – dhe gjëra më të rëndësishme. Me sa duket, çantat dhe vilat janë më të rëndësishme për të sesa jeta e njeriut.” Putin ka dy vajza nga ish-gruaja e tij Lyudmila, ish-zonja e parë e Kremlinit. Po kështu, asnjëra prej tyre Dr Maria Vorontsova, 36, dhe Katerina Tikhonova, 35 nuk kanë komentuar për luftën. Raportet sot sugjeruan se Putin kishte urdhëruar familjen e tij të fshihej në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në Siberi. Luzia u përball me kritika teksa Ukraina vazhdon të vuajë nën rrethimin nga forcat e babait të saj, ndërsa më parë postonte foto të jetës së saj në kafene, në udhëtime në Paris, në drejtimin e labelit të saj të modës ose duke punuar si DJ.