Teksa po tenton sivjet te fitoje nje titull qe mungon prej me shume se 2 dekadash, Napoli i Aurelio De Laurentiis është në shitje! Lajmet po shumohen për interesimin e grupeve amerikane. Sipas Gazzetta dello Sport një nga lajmet më të rëndësishme të ditës ka të bëjë me interesimin e gjigantit të investimeve Sixth Street, një fond që ka një pasuri të pakufishme dhe investon në të gjithë botën.
Por është e qartë se një interes nga ana e grupeve amerikane po bëhet gjithnjë e më konkret, teksa zërat që vijnë nga SHBA të shumëfishohen. Është folur për një interes për Park Elysian me Peter Guber. Në të vërtetë, thashethemet se Jeff Bezos ishte i interesuar për Napolin e Aurelio De Laurentiis nuk janë shuar kurrë. Presidenti italian duket se ka arritur kulmin e potencialit të tij, ndaj duhet të heqë dorë ose të hapet ndaj investimeve të huaja.
De Laurentiis bën një vlerësim të lartë për Napolin, teksa ka 3 vite qe ka blere gjithashtu Barin, skuader e lavdishme italiane por qe nuk lundron ne ujera te mira. Por, sa kushton Napoli sot? Sipas Gazzetta dello Sport, vlerësimi i Napolit nga De Laurentiis është 700 milionë euro. Një çmim shumë i lartë!
Kjo sepse Napoli nuk ka prona si stadiumi që mund të nxirret në shitje. Për shembull, Atalanta mundi te shiste 55% të kompanisë për një shifër afër 500 milionë euro, por sepse ka stadium ne pronesi. De Laurentiis, megjithatë, ka një markë të fortë, e cila vitet e fundit është zgjeruar edhe në aspektin e marketingut, duke bashkëpunuar edhe me kompani të mëdha si Amazon.
Marka e Napolit është shumë tërheqëse, nuk është rastësi që Armani ka vendosur të bashkëpunojë me Azzurrit. Më tej, në vlerësimin e Napolit, De Laurentiis ka edhe vlerësimin e tifozëve: sipas patronit do të ishin 40 milionë në mbarë botën. Klubi Azzurri është i shëndoshë nga pikëpamja financiare dhe De Laurentiis dëshiron ta mbajë këtë profil.
Gjithashtu po përpiqet të ulë kostot e prodhimit (pagat) ashtu si ata që duan të shesin një kompani. Kjo eshte arsyeja e mosrinovimit te Insignes, apo edhe te Mertens deri tani. Te tjere mund te largohen dhe dikush mund te sakrifikohet ne merkato duke ditur se kjo do te sillte para per te shtuar me shume “shendetin” financiar te klubit te De Laurentiis. Nese do te hynte te Napoli pronar, amerikan, Seria A do te vazhdonte duke folur “anglisht” me tashme Roma, Milan, Genoa, Atalanta, Venezia, Fiorentina…