Dybala-Juventus, ishte një marrëdhënie e tensionuar jo pak ndërsa tashmë është e destinuar të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Agjenti i Dybala dhe drejtuesit e Juves u takuan në Torino këtë të hënën për të diskutuar mundësinë e rinovimit të kontratës që i përfundon në fund të sezonit, por palët nuk kanë gjetur një kompromis.

Dybala nuk do të rinovojë, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga italian, me argjentinasin që në fund të sezonit do të largohet falas nga Torino.