Një rikthim i bujshëm në horizont? Në orët e fundit, në Brazil nuk flitet për asgjë tjetër: 12 vite nga tërheqja e tij, Denilson (44 vjeç) është gati të kthehet në fushë me fanellën e Ibis Sport Club, klub që luan në Campeonato Pernambucano dhe është në luftë për të mos rënë nga kategoria.
Ibis është një klub i famshëm, veçanërisht në rrjetet sociale, sepse krenohet për titullin e “skuadrës më të keqe në botë”, i fituar gjatë një periudhe prej 3 vitesh e 11 muajsh pa fitore mes korrikut të 1980-ës dhe qershorit të 1984-ës.
Një statistikë që ka hyrë në “rekordet Guinness” dhe që e shpalos me shumë krenari.
“Me Ibis nuk ka asgjë të pamundur. Vitin e kaluar jemi ngjitur në Kategorinë e Parë dhe këtë vit ka ndodhur përsëri e pamundura. Kemi marrë një kampion të botës. Hajde vish fanellën tonë, Denilson. Do ta zbulosh se çfarë do të thotë të jesh më i keqi mes më të mirëve”, ka shkuar Ibis në Twitter, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një shaka.
Megjithatë, ish-fantazisti i Betis-it dhe i Brazilit ka lajmëruar pak më vonë: “Tani mund të flas. Është zyrtare! Më kanë bërë një ofertë dhe kam vendosur të kthehem të luaj futboll pas 12 vitesh pasi kam folur me familjen time. Nga sot do të vesh fanellën e Ibis”.
Nëse lajmi do të ishte i vërtetë, do të bëhej fjalë për një rikthim epokal: skuadra e fundit e kampionit të botës në 2002-shin ka qenë Kavala, në 2010-ën.