Ukraina ishte në dijeni të përgatitjeve në Rusi për pushtim që në nëntor të vitit të shkuar falë të infiltruarve në vendin fqinj.
Lajmi është bërë i ditur nga shefi i inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Kirill Budanov, i cituar nga Agjencia e Pavarur e Informacionit të Ukrainës (UNIAN).
“Kemi burime, shumë burime që punojnë për ne. Burimet tona janë kudo. Në ushtri, në qarqet politike, si dhe në administratën presidenciale,” tha Budanov, duke specifikuar se falë një operacioni të suksesshëm të inteligjencës kibernetike, Ukraina pati po ashtu mundësinë që të ketë qasje në gjithë kompleksin e mbrojtjes ushtarake në Rusi”.