Islam Dudaev nuk ia doli dot të përsërisë suksesin e përpara 2 viteve në Evropianin e Mundjes. Në kompeticionin e këtij viti që po mbahet pikërisht në Tiranë, mundësi kuqezi u shpall nënkampion Evrope teksa fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e peshës deri në 65 kg.
Në finalen e zhvilluar këtë të shtunë, Islam Dudaev u përball me Bashir Magomedov që garon nën logon e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, por nuk ia doli dot ta kalojë dhe u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë, që ishte medalja e parë e mundjes shqiptare në këtë edicion të Kampionatit Evropian të Mundjes.
Ditën e dielë do të mbyllet ky kompeticion i rëndësishëm kur do të zhvillohen edhe finalet e fundit mes të cilave është ai mes Zelimkhan Abakarov dhe Uguev në kategorinë deri në 61 kg.









