Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podoliak thotë se takimi i ditës së sotme mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë ka përfunduar pa arritur një marrëveshje armëpushimi.
“Rundi i dytë i negociatave ka përfunduar. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë ende të disponueshme. Ka vetëm një zgjidhje për organizimin e korridoreve humanitare…”, ka shkruar ai në Twitter.