Në intervistën për emisionin ‘Kjo javë’, kryeministri Edi Rama komentoi edhe rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit, për të cilin tha se ishte një rezultat i pritshëm.
“Në të gjitha zgjedhjet pjesore, pjesëmarrja është e ulët. Në Shqipëri % del nga lista e përgjithshme e zgjedhësve. Me një kalkulim pjesëmarrja del mbi 50% e atyre që janë këtu.
Kjo teoria që 70% dhe kush fiton është prap pakicë, është qesharake. Në vendet demokratike të mëdha, fituesit janë me 25 %. Nuk është e vërtetë nuk funksionon kështu demokracia. Pjesëmarrja ka qenë ok.
PD forcë e tretë në disa bashki në këto zgjedhje…
Rama: Unë tani jam mësuar që mua opozita më shfaqet në formë shumë më sfiduese, më vjen në formën e tërmetit, pandemisë, luftës dhe krizës dhe sot opozita më e madhe që unë shpresoj që unë ta mundim është kriza energjitike. Kjo është beteja më e madhe. Pjesë e kësaj beteje është edhe mbrojtja e atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Për ata që shajnë e mallkojnë në emër të popullit, më vjen keq por duhet të presin edhe pak. Jam këtu për indeksimin e pensioneve, mund të shkojmë në mbi gjysmë milion njerëz që do i japim lekët në dorë, për fermerët, për ata që përdorin atobusi, për ata me paga 40 mijë lekë. Për këta jam unë, dhe kjo është opozita ime, të tjerët janë si thoshim një nga batutat e bordurave kur dilnin xhiro çunat e Tironës: “Këtë e kemi për kusur”.
Aleanca Meta-Berisha ?
Rama: Si rrushi që shef rrushin dhe piqet bashkë me rrushin ..