Edhe e marta do të jetë “Dita pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet për gjatë një orari të caktuar.
Më 22 mars, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo nismë u bë me dije pak ditë me parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të bëhet për të kursyer naftën, çmimi i së cilës është rritur sërish në bursë.