Ekipi i madh anglez, Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e super sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit. Kjo konfiromohet nga gazetari i mediumit të madh gjerman Bild, Christian Falk. “Djajtë e Kuq” po monitorojnë me kujdes të madh negociatat mes sulmuesit polak dhe Bayern Munichut për rinovimin e kontratës.

Nëse negociatat dështojnë, Manchester Unitedi do ta dëshironte qysh në verë sulmuesin 33-vjeçar. Lewandowski fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA, teksa nuk po ndalon së shënuari gola në Bundesligë dhe Champions League.