Me lot në sy, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka ndarë mesazhin e tij për botën, gjatë seancës së Jashtëzakonshme të Parlamentit Europian. Të mbledhur për atë që po kalon Ukraina, Zelenskyy u shpreh se nuk di se si t’i përshëndesë pasi ditët e fundit nuk kanë qënë të mira për popullin e tij. Zelensky mori duartrokitje tw gjatw pas fjalimit të sotëm në Parlamentin Evropian.Përmes një video-call, ai tha se ukrainasit po paguajnë “çmimin përfundimtar” duke mbrojtur lirinë.

FJALIMI I PLOTË:

Faleminderit për këtë sesion. Nuk e di si të përshëndes të gjithë pasi nuk mund të them mirëmngjes, mirëdita dhe natën e mirë. Kjo është e vërtetë, pasi çdo ditë, për qytetarët kjo ditë është e fundit.

Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi. Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekje.

Ne kemi një dëshirë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Putini vrau 16 fëmijë dje. Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të BE-së. BE-ja do të bëhet më e fortë me ne. Ne e kemi dëshmuar forcën tonë.