Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar gjatë takimit me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, se vendi i tij do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai tha se Turqia nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për të bërë një gjë të tillë.
Deklarata e Erdogan erdhi pas takimit në Ankara me presidenten kosovare Vjosa Osmani, e cila në këtë vizitë shoqërohej nga zyrtarë të lartë të shtetit të saj.
“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmë asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta ofruar këtë mbështetje. Ne i kemi marr hapat tonë ashtu siç i kemi marrë me rastin e njohjes se Kosovës, ashtu do të bëjmë edhe tani me rastin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga e saj Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.
“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”, tha presidentja kosovare.
Në këtë vizitë Osmani ishte e shoqëruar nga disa ministra të cilët firmosën një sërë marrëveshjesh me qeverinë turke.