Fifi sot feston ditëlindjen e 28. Në këtë ditë speciale këngëtarja ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, por më i veçanti ishte ai nga partneri i saj, Adi Patushi.

Adisi postoi disa foto ku shihej përkrah Fifit dhe zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar.

“Dielli im, urime ditëlindjen, ti je shpirti im dhe unë të adhuroj”, ka shkruar Adisi.

Aktualisht Fifi ndodhet në Amerikë e shoqëruar nga Adisi, ku ajo po mban koncerte për bashkatdhetarët atje.