Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim vizitoi Shëngjinin së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, USAID/Albania dhe UNICEF Albania. Ambasadorja e SHBA-së Kim u shpreh se, projekti i USAID-it siguron që të gjithë fëmijët të cilët jetojnë në Shqipëri të kenë hapësira të sigurta për të mësuar, ndërvepruar dhe rritur.

“Ne gjithashtu po ndërtojmë mënyra me anë të të cilave fëmijët, prindërit dhe stafi afgan të integrohen dhe shkëmbejnë ide me komunitetet shqiptare”, tha ajo. Gjatë vizitës së saj, ambasadorja Kim falënderoi komunitetin e Shëngjinit për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë për të pritur ngrohtësisht afganët e evakuar. Ajo gjithashtu vizitoi klasat dhe i nxiti nxënësit afganë që të kenë ëndrra të mëdha.