Pas rezultatit 0-0 në derbin mes Milanit dhe Interit, Fiorentina dhe Juventusi do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Megjithëse nuk është një derbi në vetvete, është një sfidë shumë e përzemërt për një mijë e një arsye.

Është i njohur ndërkaq rivaliteti mes Fiorentinës dhe Juventusit. Dhe është një ndjenjë e ndezur nga “benzina” e transferimit të fundit dhe të bujshëm nga Firence në Torino të Dusan Vlahovic, golashënuesi i ri i Serie A, i cili u bë menjëherë pikë referimi sulmuese për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Vlahovic do të startojë rregullisht nga fillimi, pa i lejuar vetes një mbrëmje pushimi. Bashkë me të Morata, me Kean fillimisht në pankinë. Shumë prej tyre, nga Chiellini te Chiesa, janë të padisponueshëm te Juventusi, ndërsa Bonucci është thirrur. Pra, me të gjitha gjasat do të ketë vend për të riun Aké, i vendosur në të djathtë të 3-5-2 të Allegrit, me Pellegrinin në anën e kundërt dhe De Sciglio në mesin e treshes mbrojtëse.

4-3-3 i zakonshëm për Fiorentinën, e cila nuk mund të mbështetet vetëm te Nastasic, i ndalur nga probleme të reja fizike, dhe te Martinez Quarta, i pezulluar. Në mesin e fushës, Castrovilli duhet të fitojë balotazhin e zakonshëm me Duncan dhe Maleh. Në ofensivë pritet të jenë Nico Gonzalez dhe Sottil, për të mbështetur Piatek. Kësisoji, Arthur Cabral është i destinuar ta fillojë nga pankina.

Ja formacionet e mundshme:
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Gonzalez, Piatek, Sottil.
JUVENTUS (3-5-2): Perin; Danilo, de Ligt, De Sciglio; Aké, Locatelli, Arthur, Rabiot, Pellegrini; Vlahovic, Morata.