Producenti dhe artisti Ermal Mamaqi feston sot 40-vjetorin e lindjes, por në fakt tregon se ndihet si një 23. Ermali ka postuar një status ku tregon se të gjithë i thonë të mos e festojë 40-vjetorin, por përkundrazi ai feston çdo ditë të jetës, mirënjohës për gëzimet e sukseset që ka arritur.
“Më thonë shumë mos e festo 40 vjetorin se është keq.
Por unë jo vetëm 40 vjetorin, por do festoj çdo ditë të jetës time.
Jam mirënjohës për të gjitha gëzimet, për të gjitha sfidat, sukseset, dështimet dhe për çdo njeri që kam njohur këto 40 vjet. Nuk di pse e kam atë datëlindje te pasaporta pasi ndihem gjithmonë si 23.
Ju falenderoj për të gjitha urimet, bekimet që më keni dërguar.
Ju dërgoj shumë dashuri. Nga zemra ime, tek zemra juaj
Tani po iki të jetoj dhe kto 100 vitet e tjera me familjen time.
Shihemi në majë të suksesit”, shkruan Ermali.