Ushtria ruse tregoi se nuk ishte përgatitur për pushtimin e saj në Ukrainë dhe tani po përballet me shumë vështirësi në terren, “veçanërisht në fushën logjistike dhe në fushën e inteligjencës”.
Kështu deklaroi tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura franceze Pascal Ianni.
“Është e mundur që një sulm ndaj Kievit të kryhet dhe kjo gjë do të marrë një kohë të gjatë,” tha ai, duke shprehur rezerva për ushtrinë ruse.
Kujtojmë se Rusia nisi sulmin e saj të parë ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, ndërsa lufta ka shkuar në javën e tretë të saj.