Sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës e ka dënuar ashpër edhe bota e sportit teksa UEFA dhe FIFA morën vendimin për të pezulluar pjesëmarrjen e kombëtares ruse dhe skuadrave në kompeticionet europiane.
Por, një tjetër sport që preku sportistët rus ishte edhe Formula 1 me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) e cila bëri qartë se pilotët rus mund të merrnin pjesë në garat e shpejtësisë por jo duke përfaqësuar flamurin e tyre.
Megjithatë, në sezonin e ri të Formula 1 duket se nuk do të ketë asnjë pilot rus pjesëmarrës pasi skuderia amerikane Haas ka njoftuar se ka përfunduar kontratën me pilotin Nikita Mazepin.
Po ashtu, Haas i ka dhënë fund edhe bashkëpunimit me sponsorin rus Uralkali. Në komunikatën e skuderisë Haas theksohet se janë të shokuar me atë se çfarë po ndodh në Ukrainë si pasojë e luftës së Rusisë ndërsa shpreson që konflikti të mbyllet sa më shpejt. Tashmë, Haas ka në organikë vetëm pilotin Mick Schumacher ndërsa mbetet për t’u parë se cilin do të përzgjedhin për të zëvendësuar Nikita Mazepin.