Ndërsa Sali Berisha mbështet protestat e fundit në vend kundër rritjes së çmimeve, bashkëjetuesja e djalit të tij, Armina Mevlani është arratisur në Dubai.
Blogerja është fotografuar në një ndër hotelet më luksoze të Dubait, nën shoqërinë e dy mikeshave të saj.
Ajo është gjithmonë në qendër të vëmëndjes dhe mjaft e komentuar në rrjetet sociale për jetën luksoze që e shoqëron ngado, jo vetëm në veshje, por edhe në mënyrën e jetesës. Shpesh ky fakt është komentuar si “sponsorizim” që Shkëlzen Berisha, mjaft i përfolur për pasurinë e tij, i bën asaj./TemA