Mbrëmjen e sotme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dolën në një deklaratë të përbashkët për shtyp për ngritjen e Bordit të Transparencës për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të shportës dhe inputeve bujqësore.
Ministrja Krifca tha se: “Objektivi i Bordit është që në tryezat e qetarëve shqiptarë çmimet të jenë sa më afër realitet dhe sa më afër çmimeve që ato importohen. Sigurisht që ne kemi produkte që varen nga çmimet e tregjeve ndërkombëtare të cilat importohet, por kemi dhe çmime të një gamë të produktesh të shportës, të cilat prodhohen në vendin tonë. Ku për produkte si, patatja, fasulja ne arrijmë të mbulojmë nevojat e vendi 100% prodhim.”
Krifca vijoi duke thënës se: “Ashtu, si çliruam tregun e Serbisë për importimin e grurin në Shqipëri në të njëjtën mënyrë do të vijojmë të kryejmë këtë bashkëpunim dhe me vendet e tjera.”
Ministria e Bujqësisë është në komunikim të hapur me aktorët e tregut këtu, për të kuptuar nevojat që tregu ka dhe për të adresuar dinamikat në mënyrë të përditshme. Sigurisht, që situata është e luhatshme sepse tregjet ndërkombëtare përcaktojnë dhe kërkesën-ofertën e cila është dinamike. Por, duke qenë në partnerit me importuesit, tregtarët duke i monitoruar nëpërmjet këtij instrumenti të ri që Bordi ka përcaktuar, ne do të kemi mundësin të kuptojmë dhe nevojat që duhet të adresojmë për të ndërhyrë në tregje të tjera”, shtoi Krifca.
Ajo theksoi po ashtu se: “Ministria e Bujqësisë është pjesë e një komitetit të menaxhimit të krizave, pjesë e një strukture përcaktuar nga BE, ku ne marrim direktiva se çfarë po ndodh me tregjet, nevojat aktuale, me parashikimet e prodhimit. Fatmirësisht për produkte e grurit, drithit këtë vit janë shumë optimiste dhe pozitive për të përmbushur nevojat e konsumit.”