Trupat ruse kanë hedhur në erë municion përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya, thuhet në raporte në Telegram, shkruan BBC. Në një reagim kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars , pasi u godit nga bombardimet. Centrali, i vendosur rreth 550 km në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.