Meçi për titull kampioni mes Tyson Furyt dhe Dillian Ëhyte ka filluar të nxehet edhe më shumë. “Gypsy King” deklaroi se e ka përdorur Whyte si thes boksi gjatë stërvitjeve. Ndonëse tashmë dukej sikur dyshja kishte një rivalitet më parë, Fury e kan xehur situatën ndaj kundërshtarit të tij të ardhshëm me një pranim mjaft interesant, transmeton Gazeta Express.

“Kam bërë ndeshje stërvitëse me Dillian Whyte disa herë dhe vazhdimisht e kam përdorur si thes boksi. Kishte periudha kur nuk mundte ta mbronte veten. Kishte periudha kur duhej ta ndalonim ndeshjen”, tha Fury për BT Sport.

Fury dhe Whyte do të takohen më 23 prill në “Wembley” dhe lufta e fjalëve ka filluar tashmë, teksa Whyte deklaroi se e ka rrëzuar Furyn tetë herë në ndeshje stërvitëse.

“Ndeshja stërvitëse nuk është tamam nëse nuk i ke dorezat e meçit real. Nganjëherë nuk ke ditët më të mira në palestër, ditët e këqija. Sa për ta përmendur, ai nuk më ka rrëzuar asnjë dhe nuk jam rrëzuar kurrë në ndeshje stërvitëse”, deklaroi Fury.